Gjendet i mbytur 69-vjeçari në lumin Shkumbin, detajet e para

Një 69-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve, bëhet me dije se 69-vjeçari i identifikuar me iniciale T.T. u gjet nga polumbarët e RENEA-s në afërsi të fshatit Mjekës.

Sipas policisë, ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan  nga polumbarët e Renea-s, është gjetur   i mbytur  shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte  larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/