Të paktën 119 janë vrarë në Gaza. Mes tyre janë edhe 31 fëmijë. Nga ana tjetër, 830 të tjerë të plagosur në luftimet aktuale, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.
Lexo edhe: Dita e pestë e konfliktit, ushtria izraelite intensifikon sulmin ndaj Gazës
Numri i të vdekurve në Izrael mbetet tetë, duke përfshirë një grua 87-vjeçare e cila vdiq pas shpërthimit të një bombe afër Ashdod.
Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014. Fillimisht u nxit nga disa javë tension izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor që çoi në përplasje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Më pas u degradua në një shkëmbim të pandërprerë të raketave palestineze dhe sulmeve ajrore izraelite./albeu.com