Regjisori i njohur amerikan merr çmimin më të rëndësishëm në Festivalin e Filmit në Berlin

Regjisori dhe skenaristi i famshëm Martin Scorsese ka fituar vëmendjen e publikut me filmin e tij të ri “Killers of the Flower Moon”, për të cilin do të marrë çmimin “Ariu i Artë” për kontributin e tij në kinema në Festivalin e Filmit në Berlin, më 20 shkurt. “Ariu i Artë” është çmimi më i rëndësishëm i dhënë në Festivalin vjetor të Filmit në Berlin.

Carlo Satrian dhe Mariete Rischenbeck, drejtorët e këtij Festivali, theksuan se regjisori, skenaristi dhe producenti amerikan është “një model i patejkalueshëm” për “këdo që e sheh kinemanë si artin e formësimit të një historie, në një mënyrë të tillë që është në të njëjtën kohë krejtësisht personale dhe globale”.
“Filmat e tij shoqëruan historinë tonë si shikues dhe qenie njerëzore, personazhet e tij jetuan dhe u zhvilluan brenda nesh, këndvështrimi i tij për historinë dhe njerëzimin na ndihmuan të kuptojmë se kush jemi dhe nga vijmë”, u shpreh Carlo Satrian.

Të lidhura

None found

Martin Scorsese ka lindur më 17 nëntor 1942 në SHBA dhe është një nga figurat kryesore të epokës së re të Hollivudit.


Shtuar 23.12.2023 19:04