Reforma Zgjedhore online/ Dash Sula: U mblodhën nga WC e vilës së Surrelit, po e mbajnë peng, skenari i “kërpëratës 2020” do të dështojë

Deputeti Dashnor Sula, njëhërësh anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka akuzuar maxhorancën dhe demokratët e Lulzim Bashës, se kanë zhvilluar një mbledhje ilegale, pas takimit online.

Sula thekson se shtatë  deputetë të grupimit Basha, kanë katër anëtarë dhe bashkëkryetarin në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që 47 deputetët e tjerë kanë vetëm një anëtarë.

Sipas deputetit, vetëm përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin ilegal të Reformës Zgjedhore u mblodhën nga WC e vilës së Surrelit të Edi Ramës dhe bënë muhabet me njëri-tjetrin.

Vetëm përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin ilegal të Reformës Zgjedhore u mblodhën nga WC e vilës së Surrelit të Edi Ramës dhe bënë muhabet me njëri-tjetrin. Asnjë produkt, asnjë punë, asnjë mbledhje në 22 muaj. E mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar Reformën Zgjedhore, duke vazhduar me njëanshmëri dhe pa opozitën!

Ripërsëritën të njëjtën gjë që bënë edhe 2 vite më parë në mbledhjen inaguruese të Qershorit 2022, me strategjinë e qartë për të vazhduar ta mbajnë të bllokuar reformën që duhet të ketë prioritet: eliminimin e shitblerjes së votës, shpërdorimit të burimeve shtetërore, lirinë e votës, administrimin korrekt të zgjedhjeve, rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, apo reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetutese për diasporën.

Mjafton foto më poshtë për të kuptuar sesa e drejtë është kërkesa e 90 % të deputetëve të opozitës (47 nga 55 deputetët e opozitës) për të caktuar ata vetë përfaqësuesit e vet. 1 bashkëkryetar i 4 anëtarëve që përfaqësojnë vetëm 7 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, provon edhe njëherë se të vetmen mënyrë të realizimit të Reformës Zgjedhore që njeh Edi Rama është përmes emërimit të opozitës. Skenari i “kërpëratës 2020” do të dështojë”, shkruan Sula.