Reforma territoriale në Elbasan përplas mazhorancën me opozitën, diskutohet bashkimi me Cërrikun dhe Belshin

Dëgjesa publike për riorganizimin administrativo-territorial në Elbasan u zhvillua mes debateve politike, ku vëmendjen kryesore e mori ideja për bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkinë Cerrik dhe Bashkinë Belsh.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, e mbështeti propozimin për zgjerimin e bashkisë qendër.

Të lidhura

None found

Sipas tij, një shtrirje më e madhe territoriale do të krijonte mundësi për koordinim dhe integrim më të mirë të shërbimeve, administratës dhe proceseve të planifikimit.

Përfaqësuesit e opozitës shprehën rezerva për mënyrën se si po zhvillohet konsultimi. Deputeti demokrat Blendi Himçi vuri në dyshim nëse banorët janë informuar dhe përfshirë në mënyrë reale apo nëse dëgjesat po kryhen vetëm për të përmbushur një procedurë formale.

Edhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Ardian Turku, kërkoi që çdo vendim të merret pas një shqyrtimi të kujdesshëm. Ai pyeti nëse është analizuar në mënyrë të plotë reforma territoriale e vitit 2014, rezultatet e saj dhe problematikat e shfaqura gjatë zbatimit.

Turku theksoi se një reformë e re duhet të mbështetet në të dhëna, analiza dhe argumente konkrete, në mënyrë që diskutimi të mos kufizohet vetëm te përplasjet politike.

Kritika për procesin e konsultimit pati edhe nga këshilltari i opozitës, Ergys Muzhaqi, i cili kërkoi rritjen e transparencës dhe një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve.

Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve në dëgjesën e zhvilluar në Elbasan, u shprehën në favor të projektidesë për zgjerimin e bashkisë qendër.

Konsultimet do të vijojnë në kuadër të procesit kombëtar për rishikimin e hartës territoriale. Në Elbasan, diskutimi pritet të fokusohet te pasojat që bashkimi me Cërrikun dhe Belshin mund të ketë për shërbimet publike, administrimin dhe përfaqësimin e komuniteteve.


Shtuar 25.08.2026 14:23

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet