Referendumet dhe mobilizimi, Xhaçka: Ukraina po fiton dhe këto lëvizje nuk do ta dobësojnë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me referendumet që do të mbahen në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe mobilizimi rus që sot e njoftoi presidenti Vladimir Putin.

Xhaçka ka dënuar lëvizjet e fundit të Rusisë duke thënë se nuk do ta dobësojnë rezistencën heroike të Ukrainës.

Reagimi i Xhaçkës:

Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë një luftë tragjike.

Rusia filloi një luftë ilegale të zgjedhur që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar Ushtrinë Ruse.

Ukraina po fiton dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen për rezistencën heroike të Ukrainës./albeu.com