Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka akuzuar Edi Ramën për reagimin e vonuar dhe të zbehtë sipas tij, ndaj konfliktit më të fundit Kosovë-Serbi.
Shehu e ka konsideruar Edi Ramën si një “rrufepritëse” për Vuçiç ndaj kërkesave të Kosovës.
Me një postim në facebook duke reaguar mbi statusin e kryeministrit Rama mbi çështjen e njohjes së targave, Shehu shkruan se në vend që të solidarizohet me Kosovën ai përpiqet ta minimizojë si çështje dhe të barazojë Kosovën me Serbinë.
Sipas tij Rama bën fajtore Kosovën si burim konflikti duke mos vazhduar me kërkesat e saj të reciprocitetit./albeu.com