Rebelimi i Wagner, kryebashkiaku i Moskës: Situata e vështirë, kemi shpallur regjim operacional kundër terrorizmit

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, sapo ka lëshuar një deklaratë në Telegram duke njoftuar se “në Moskë është shpallur një regjim operacioni kundër terrorizmit” dhe se e hëna do të jetë një “ditë jo pune” për “minimizimin e rreziqeve”.

Ai u kërkoi moskovitëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë.

Mercenarët e Wagner duket se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.

“Situata është e vështirë,” tha ndër të tjera Sobyanin në deklaratën e tij.

Ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim.


Shtuar 24.06.2023 17:43