Realizuan video me natyrë s*ksuale me fëmijët e tyre, arrestohet çifti në Lushnje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnje. Sipas informacioneve policore, janë ndaluar dy bashkëshortët të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2-vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.

“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23-vjeç dhe S. P., 23-vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnje, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë s*ksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 11.07.2024 14:10