Realizohet ndërhyrja e rrallë në QSUT, fëmija gëzon shëndet të plotë

Ekipi mjekësor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka realizuar një ndërhyrje të kompleksitetit të lartë te një fëmijë.

Fëmija ishte diagnostikuar me një sindromë të rrallë, “FHEIG Sindrome”, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Fëmija gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook e cilësoi rastin si një ‘histori suksesi’, ndërsa falenderoi mjekët që kryen ndërhyrjen.

“Histori suksesi! Në QSUT një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri. Falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik. Falënderimet për ekipin e jashtëzakonshëm, për Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes”, ka shkruar Rama, në një postim në Facebook.

 


Shtuar 13.11.2023 15:11