Real Madrid me “poker” shpreson te titulli, vetëm 2 pikë larg kreut (VIDEO)

Real Madrid shpreson te titulli, shkruan Albeu.com.

Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundit Reali mposhti 1-4 në transfertë Granadan.

Serinë e golave e hapi Modric 17′, Rodrygo 45′, Odriozola 75′, Benzema 76, ndërsa vendasit golin e vetëm e Realizuan me Molina 71.

Ndërkohë, Reali mban vendin e 2 me 78 pikë, 2 pikë më pak se Atl Madrid që mban kreun. Dy sfidat e fundit Reali i ka në transfertë ndaj Ath Bilbaos dhe në shtëpi kundër Villarreal. /albeu.com/


Shtuar 13.05.2021 23:50