Real Madrid e pret me krah hapur, por Mbappe humb pasurinë marramendëse nëse ikën tani nga PSG

Kylian Mbappé ka më shumë se arsye të mjaftueshme për të qëndruar edhe një vit te PSG dhe të presë deri në përfundimin e kontratës për të gjetur një destinacion të ri, me Real Madridin si opsionin e tij të parë. Transferimi te klubi spanjoll nuk duket si një marrëveshje e mirë për lojtarin francez sepse, sipas Le Monde, ai do të humbiste 200 milionë euro duke shkuar atje.

Shuma është astronomike, por të gjitha shifrat që lëvizin rreth Mbappé janë. Duhet mbajtur mend se më 31 korrik ai mori një bonus besnikërie prej 40 milionë eurosh dhe se më 1 shtator, kur përfundon merkato e verës, duhet të marrë një tjetër me të njëjtën shumë. Bonusi ishte 80 milionë.

Gazeta franceze siguron se sulmuesi po heq dorë nga 200 milionë euro duke refuzuar të vazhdojë kontratën që ka aktualisht deri në vitin 2024. Në situatën aktuale Mbappe-s i hiqet një bonus transferimi prej 60 milionë euro bruto, si dhe një bonus tjetër besnikërie prej 55 milionë eurosh për t’u paguar në dy këste.

Kësaj i shtohet edhe një bonus tjetër prej 9.5 milionë euro, gjithashtu i rregullueshëm në dy këste, dhe paga bruto prej 75 milionë euro e premtuar për sezonin 2024/2025. Pra janë gjithsej 199.5 milionë euro. Pra, financiarisht, ajo që do të ishte më e mira për Mbappé është të zgjasë kontratën me PSG-në edhe për një sezon.

Pavarësisht gjithçkaje, këtë vit kampioni i botës do të marrë një shifër astronomike nëse qëndron i vendosur dhe nuk lëviz nga Parisi. Sipas informacioneve, ai do të marrë 178 milionë euro mes shpërblimeve të parashikuara në kontratën e tij dhe pagës të tij.


Shtuar 11.08.2023 12:16