Disa media kanë shkruar këtë të dielë se SPAK ka ngritur akuzë ndaj deputetit Plarent Ndreca.
Akuza sipas tyre lidhet me kohën kur Ndreca ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe vjen si pasojë e hetimeve që lidhen me rikonstruksionin për disa komisariate, përfshirë komisariatin e Mirditës, Pogradecit, Komisariatit nr. 4 Tiranë.
Por i pyetur nga gazetari i Ora News nëse SPAK i ka komunikuar akuzë deputeti socialist Plarent Ndreca tha: Nuk kam informacion.