Lukaku është rikthyer tek Interi edhe pse ende nuk është bërë zyrtarizimi.
Sulmuesi belg për dy sezone ka qenë idhulli i tifozerisë zikaltër dhe, ata e kanë konsideruar gjithmonë si “mbret”. Por largimi i tij i papritur nuk u prit mirë nga tifozët zikaltër, sidomos nga Curva Nord, tifozeria ultras.
Sot, ata reagojnë me një status në Instagram rreth Lukakut duke i bërë të qarta disa gjëra.
Njoftimi i plotë:
“Vëmendje e rëndësishme!
Meqënëse rikthimi i Lukakut tek Interi është pothuajse i kryer, disa pika duhen bërë të qarta.
Curva Nord mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë kundërshtim për lojtarin (pavarësisht sjelljes së verës së kaluar). Duke marrë parasysh këtë, askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shalle ose pankarta të tifozërisë zikaltër. Mbështetjen tonë për të ardhmen ai duhet ta fitojë duke bërë maksimumin në fushë me përulësi dhe djersë.
Ai u mbështet dhe trajtohej nga ne si një mbret, tani ai është një si të gjithë. Le të jemi të qartë edhe për të gjithë se nuk do të brohorasim kurrë kundër Lukakut nëse ai vesh sërish fanellën e Interit.
Gjithsesi, ftojmë të gjithë tifozët e Interit që të mos bien në grackën e kundërt, atë të vaprimit të menjëhershëm dhe ndjenjës pas tij. Përveç një aspekti të qartë emocional instinktiv, të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhurm vetëm sa do t’i jepte një përshpejtim të mëtejshëm atij procesi që ka vite që ka për qëllim të na bëjë të gjithëve konsumatorë budallenj dhe shtrirë.
Jemi dhe duhet të mbetemi zemër, shpirt, grintë, interistë.
Ne nuk jemi zotërinj në mëshirën e lëvizjeve të lojtarëvë dhe klubeve. E morëm parasysh tradhtinë e Lukakut dhe u mërzitëm shumë. Një lojtari këto gjëra mund t’i falen me kalimin e kohës, por ato mbeten.
Të sigurt, drejt një të ardhmeje që do të ndërtohet së bashku me ata që do të jenë pjesë e familjes sonë zikaltër.
Përpara tifozë zikaltër!! Përpara Curva Nord!!”/ h.ll/albeu.com
View this post on Instagram