Re të zeza pushtojnë superstradën Lezhë–Laç, digjen dhjetëra goma poshtë urës së Milotit

Një incident është shënuar në urën e Milotit. Poshtë saj janë djegur dhjetëra goma automjetesh, gjë e cila ka shkaktuar ndotje të ajrit dhe ka mbuluar zonën me tym. Kjo ka sjellë shqetësim për banorët e zonës dhe ka vështirësuar pamjen për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë segment të superstradës Lezhë–Laç.

Lidhur me këtë situatë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja e djegies së tyre.


Shtuar 14.03.2026 21:14

Tags: ,