Rastësi apo …? Ndodh në Shqipëri, i vë emrin e nënës së vdekur, vajza i vdes nga e njëjta sëmundje

Një telefonuese në programin “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan mendon se emrat nuk duhet të trashëgohen.

Nisur nga një humbje e rëndë në familje ku një fëmijë trashëgoi emrin e dikujt që kishte vdekur e më pas ndërroi jetë edhe fëmija, telefonuesja thotë se është më mirë të vendosen emra të tjerë.

Telefonuesja: Ne për shembull, në familje jemi dëshpëruar nga kjo gjë. Na ka ndodhur një gjë e keqe.

Aldo: Çfarë ka ndodhur?

Telefonuesja: Më vdiq motra dhe nipi vuri emrin e asaj se ishte e re shumë, 35 vjeçe ishte. Edhe na vdiq vajza, çupa e nipit me atë emër dhe të dyja janë atje, në varreza, me të njëjtën figurë. Kush i shikon, lë mendjen te ata. Dhe me të njëjtën sëmundje.

Aldo: Po mirë, ndoshta s’ka lidhje emri.

Telefonuesja: Na u bë fiksim, ndoshta edhe s’ka, por na u bë fiksim. Ka emra plot./tvklan.al


Shtuar 2.10.2023 18:38