Është shmangur tragjedia mesditën e së dielës, në Filiro të Selanikut.
Drejtuesi i një makine humbi kontrollin e mjetit dhe fillimisht u përplas me një stacion të OASTH-së e më pas përfundoi në oborrin e një shtëpie ku ndodhej një çift të moshuarish.
Si pasojë e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa çifti i të moshuarve nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Bëhet e ditur se kjo është hera e dytë që ndodh një incident i ngjashëm në këtë shtëpi, pasi më parë një automjet kishte hyrë në kuzhinë./Albeu.com/