Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” në programin Abc e Pasdites me Ermal Peçin, këngëtarja Eranda Libohova përmes melodive tregoi disa momente nga jeta e saj të pathëna më herët.
Shpesh mediat online flasin për raportin me motrën, Irmën, teksa Eranda jo vetëm që nuk hezitoi të flas madje të tregonte momente unike me të.
Një nga këngët që kishte zgjedhur në rubrikë ishte “Waterloo” për të cilën në tregoi se i kujton një moment kur ka kënduar në festival me Irmën.
“Krajka dihet që ka qenë një penë e shkëlqyer e muzikës së lehtë shqiptare, virtuoz i firzamonikës. Kur na ka dëgjuar me Irmën ne të këndonim duet, ai ka thënë “unë do t’ju bëj juve një këngë që të tingëlloni si Abba. Kënga, mbaj mend që ka qenë “Nuk e harroj”, dhe vërtet ajo këngë ishte shumë e guximshme për kohën dhe mori çmimin. Kënga pati ndryshime se dukej moderne, nuk diskutohet të rriskonin artistët por kompozitorët”, tha ajo./albeu.com