Ambasada e SHBA përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve përkatesë të shqyrtojnë raportin e OSBE/ODIHR për 25 prillin.
Gjithashtu ka kërkuar të shqyrtojnë rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.
“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA./albeu.com