Raporti i DASH për Shqipërinë, reagon Rama: Paska plasur peshku, është copy-paste

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Rama është shprehur se se ky raportim është copy paste i një viti më parë dhe nuk pasqyron as arritjet që vetë DASH i ka pranuar.

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”./albeu.com/