Pesë prokurorë sot kanë shqyrtuar raportin e ekspertëve gjermanë, i cili është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë.
Nuk dihet ende nëse pjesë të raportit do të bëhen të ditura për publikun, siç ishte paralajmëruar më parë.
Të lidhura
None found
Alsat, duke u thirrur në burime nga prokuroria, tha se në raportin e ekspertëve gjermanë thuhet se shkak për përhapjen e zjarrit në spitalin modular të Tetovës mund të jetë një kabllo vazhdues, në të cilën ishte lidhur një pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve.
Konstatime të tilla paraprakisht kanë marrë teknikët e kriminalistikës vendore, të cilët më 10 tetor kanë dorëzuar raportin e tyre tek prokurorët që udhëheqin hetimet.
Teknikët e kriminalistikës vendore kanë konstatuar se zjarri në spitalin modular në Tetovë ka ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik përmes rezistencës së lartë kalimtare në kabllon lidhëse të defibrilatorit në njërën nga dhomat e spitalit.
Mbinxehja e kabllos shkaktoi ndezjen në kutinë e lidhjes së kordonit zgjatues në të cilin ishte lidhur defibrilatori, karikuesi i celularit dhe një pajisje tjetër.(INA)
