Raphinha prezantohet nga Barcelona: Një ëndërr fëmijësh që ndodhem këtu

Dihet që Raphinha është një lojtar i Barcelonës, por pak minuta më parë Barcelona ka zyrtarizuar lojtarin e tyre më të ri Brazilian, duke u prezantuar në krah të Laporta-s në “Camp Nou”.

“Është një nder i madh të jem këtu. Jam mirënjohës që mund të vij këtu, të vesh këtë fanellë. Kam shumë idhuj që kanë kaluar këtu dhe kanë bërë historinë.

Nëse mund të bëj gjysmën e asaj që ata kanë bërë, do të jetë shumë për mua. Është një ëndërr fëmijësh kjo që po përjetoj. Do të bëj çmos që ta ndihmoj Barçën që të bëhet sërish Barça e dikurshme”, kanë qenë fjalët e para të talentit Brazilian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.07.2022 15:13