Ramush Haradinaj: Në Shqipëri më lutën të bëj vaksinën anti-covid, nuk pranova!

“Më kanë lutur të bëj vaksinin në Shqipëri, por nuk kam pranuar…”

Kwshtu ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovws Ramush Haradinaj i cili ka shtuar  se do të presë derisa të vaksinohet 2/3 e popullit dhe pastaj ai do të marrë vaksinën.

Ndërkohë u shpreh se diçka të tillë nuk e pa si zgjidhje as kur i  morën testet nga Serbia.

”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë.

Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj. /albeu.com/

 


Shtuar 7.04.2021 03:04