Leo Messi ishte një nga protagonistët më të mëdhenj, së bashku me Kylian Mbappe, të fitores të PSG-së kundër Lille (4-3) të dielën.
Me një gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 94-të, argjentinasi vulosi fitoren e komplikuar të skuadrës së tij. Ky veprim vendimtar mori lëvdata nga e gjithë bota, veçanërisht nga kolegët e tij.
Një prej tyre ishte Sergio Ramos. Në një kohë jo të largët, rivalët e përbetuar të sportit të veshur me fanellat e FC Barcelona dhe Real Madrid, tani ndajnë dhomat e zhveshjes dhe janë të kënaqur.
“Messi nuk më befason më. Te Barça ai ishte mësuar të vendoste ndeshjet si sot. Më vjen mirë që ai është në ekipin tim tani”, tha Ramos për Leo.