Kryeministri Rama edhe ditën e sotme ka zhvilluar një takim me studentët ekselentë shqiptarë të cilët kanë aplikuar për të punuar me qeverinë në mandatin e ardhshëm.
Një ndër të rinjtë, ishte një student i cili ka marrë pjesë në një protestë kundër Ramës sa dhe vetë kryeministri e kishte mbajtur mend si fytyrë.
BISEDA:
Rama: Ne jemi takuar bashkë apo jo?
Hansi Kapllani: Po.
Rama: Për dijeninë tuaj ne jemi takuar bashkë se doli në protestë fuqishëm kundër meje, prandaj e kam takuar, dhe pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, por të jemi shok.
Hansi Kapllani: Kjo është e bukura e këtyre takimeve. /albeu.com/