Rama zgjodhi Durrësin, kush është deputetja çame që përfiton dhe futet në Kuvend (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama pasditen e sotme bëri publike lajmin që do të marrë mandatin në Durrës duke lënë atë në Vlorë.

Teuta Ramaj është kandidatja për deputete e renditur e nënta në listën shumëemërore të PS, e cila do të hyjë në parlamentin shqiptar, pasi kryeministri Rama zgjodhi mandatin e Durrësit.

Ramaj është përfaqësuese e komunitet çam, ndërkohë që ajo është vlerësuar maksimalisht edhe nga kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë kandidatja që mbetet jashtë parlamentit në qarkun e Durrësit është Ana Dhamo.

 

 


Shtuar 21.06.2021 18:16