Rama “zbulon” takimet me Bashën: Me Lulin shihemi në sy, trash zërin kur vjen Likja!

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme gjendet në Klanifornia, ku me humor ka folur rreth fushatës zgjedhore e cila po tensionohet dita ditës.

PJESË NGA EMISIONI:

Na trego detaje nga patronazhimi i Bashës?

Rama: Nga ora 8:30 ai vesh pizhamat dhe bëhet gati që të futet në krevat dhe aty e dëgjon zërin tim si ninullë. Nuk ta them dot. Po është password për gjumë. Kur i dëgjoj gërhitjen, e marr edhe njëherë në orën 9:30 për t’i nxjerrë gjumin.

Çfarë ndodh në takimet me Luli? Luani playstation, pini verë?

Rama: Si nuk të vjen turp? Kur takohemi me Lulin, shikojmë njëri-tjetrin dhe flasim në sy. Ai nuk flet dot, dhe flet me sy. Se ka doktorin me hije. Ka edhe atë tjetrin. Liken! Kur vjen Likja, Luli trash zërin!


Shtuar 17.04.2021 22:31