Rama zbulon kërcënimin e PS-së (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kërcënimi i vetëm për Partinë Socialiste është vetë kjo parti.

Rama thotë se opozita nuk është kërcënim për qeverinë, pasi sipas tij ata nuk dinë “kush është kush”, dhe mundohen vetëm për hallet e 2 njerëzve.

“Kërcënimi ynë jemi ne, nuk janë ata. Zgjedhjet e ardhshme vendore janë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe janë zgjedhje në të cilat partia duhet të luajë një rol më të madh se më parë. Prandaj duhet të krijojmë kushtet që partia të punojë si zëdhënëse dhe llogarikërkuese ndaj njerëzve”, është shprehur Rama./albeu.com/


Shtuar 20.07.2022 18:50