Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot xhaminë e Et’hem Beut e cila tashmë është rikonstruktuar.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar Xhaminë si xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore.
“Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën ne fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”-shkruan Rama.