Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë, në kuadër të turit të tij ballkanik për të informuar për takimin e radhës të Procesit të Berlinit.
Mësohet se gjatë qëndrimit në Prishtinë Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Hovenier është filmuar teksa del nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku besohet se ka zhvilluar takimin me kreun e qeverisë shqiptare.
Kujtojmë që ambasadori i SHBA në Pristinë ka qenë tejet i përfshirë si përfaqësues i SHBA-ve në situatën e krijuar muajt e fundit në veri të vendit me Serbinë.