Rama: Ura e re e Kukësit, i jep zgjidhje nyjes së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar pamje nga momentet e fundit të punës, për ndërtimin e Urës së re të Kukësit.

Kreu i qeverisë, shprehet se pas një pune të gjatë, ndërtimi i një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.

Gjithashtu, kryeministri thekson se kjo vepër infrastrukturë sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplotë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjes dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, po sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplotë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, ju uroj të diel të këndshme”, shkruan Rama.


Shtuar 3.03.2024 10:04