Rama u zotua për konkurencë dhe transparencë të ndershme, Basha: Dështoi, korrupsion në çdo hallkë (FOTO LAJM)

Me anë të një postimi në Instagram, Basha i referohet Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thotë se mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Ai thekson më tej se vendosja e konkurrencës së ndershme dhe interesit publik do të jenë në themel të qeverisjes së PD.


Shtuar 12.04.2021 08:44

Tags: ,