Rama tregon kur dhe ku do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë me dije se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare, do të mbahet në qytetin bregdetar të Durrësit gjatë ditëve të fundit të nëntorit.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, pritet të merren një sërë vendimesh të rëndësishme, kryesisht në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

“Duke krijuar një sekretariat të përbashkët në funksion të dy qeverive që ramë dakort ta mbajmë në ditët e fundit të nëntorit, në Durrës. Datën s’e kemi fiksuar akoma”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se Kosova, para pak ditësh mbajti një mbledhje të përbashkët qeverie me Maqedoninë e Veriut./albeu.com