Rama thyen heshtjen, flet për raportin me ish-agjentin e FBI-së: McGonigal më erdhi vetë në zyrë

Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të enjte në emisionin Top Story me Grida Dumën për çështjen e “McGonigal” dhe për aludimet për takimet e tij secrete me ish-agjentin e FBI-së, i cili u arrrestua javë më parë në New York.

Në lidhje me këtë Rama tha se me ish-agjentin është takuar në Shqipëri dhe në SHBA dhe se e ka takuar me kërkesë të tij.

Ai tha se nuk ka të bëje fare me këtë çështje dhe se akuzat që po ngrihen ndaj tij janë të pabaza dhe dashakeqëse nga opozita.

Pjesë nga intervista

Pse keni heshtur? Nuk jeni paraqitur në interpelancë, heshtni si strategji?

Rama: Në fakt unë nuk kam heshtur kam thënë çfarë mund të them unë në kushtet kur nuk ka asgjë që lidhet drejtpërdrejtë me mua e qeverinë apo këdo zyrtarë shqiptarë. Çështja ka marrë bujë por jo për shkak të aspketit të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për akuzën që ai lidhte me një oligark të njohur rus.

Së pari unë dua të përsëris se nuk kam shumë çfarë të them në këtë bisedë, por duke qenë se sor refuzova dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme jo për çështje konkrete por në tërësi të jem në sallë të kuvendit apo të përfshihem me një opozitë që është në një nivel etik të frikshëm dhe që më ka tërhequr edhe mua në atë nivel por ja vlen me qetësi dhe faleminderit për mundësinë të shpjegoj gjëra që mund ti shpjegoj.

Atë e kam takuar me kërkesë të tij, e kam pritur në zyrë kemi pasur bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm, më ka treguar se puna e tij ka në fokus influencën ruse, kemi folur për rajonin dhe influencën ruse dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu ose pranisë time Në SHBA dhe më ka ftuar në zyrat e FBI-së në New York. Nuk shof asgjë të jashtëzakonshme përveç një marrëdhënie normale, skam pasur asnjë detyrim të lajmëroj ambasadën amerikane se është pjesë e detyrës time.

Ju thoni që ju ka tërhequr opozita në një etikë të papëlqyeshme dhe ajo opozitë thotë që ju lidheni me një lobim të këtij zyrtari. Është brenda protokollit shtetëror të takohen dy individë me interesa biznesi me një zyrtar të FBI-së dhe kryetarin e një vendi?

Së pari që ti kthehem qëllimit të shtjellimit tuaj, opozita thotë këto dhe të tjera por problemi është se I thotë opozita dhe jo drejtësia amerikane.

Nëse do i thoshte vetëm opozita unë nuk do jua thoja.

Mediat ndërkombëtare nuk thonë asgjë të tillë, nuk implikojnë qeverinë apo mua dhe s’kanë pse e bëjnë kur aktakuza nuk e ka një gjë të tillë. Unë ju siguroj që nuk ka asnjë rresht për këtë e as nuk jemi pyetur as nuk na është kërkuar të japim shpjegim. Rasti i ish-zyrtarit të FBI-së ka të bëje konkretisht se si ai I ka zbatuar rregullat e kodet etike të FBI-së me ligjet e vendit të vet. Ju thatë që a është etike ta takoj me dy biznesmenë? Kjo nuk ka ndodhur nuk e kam takuar me asnjë lloj biznesmeni, ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan që ma ka prezantuar si mikun e tij dhe I kam thënë bujrum.

A ka përfituar tender nga qeveria ky qytetar?

Unë nuk flas për marrëdhënien që kam pasur unë me zyrtarin e lartë të FBI-së dhe nuk jam njeriu që duhet të pyetet a ka përfituar gjë, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë.

Charles McGonigal ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtarë të shteteve të tjera.
Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

Kishte qenë vetë McGonigal që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezës nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.

Por përveç Nezës, në akt-akuzë shfaqen dhe lidhje të tjera të ish zyrtarit të FBI-së me personazhe të tjerë nga Shqipëria, ku ai realizoi disa vizita, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama.
Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie.
/albeu.com/