Kryeministri Edi Rama, ka vijuar fjalën e tij në foltore, ku po diskuton në lidhje me projekt rezolutën kundër korrupsionit, i ka kërkuar opozitës votimin e saj.
Ai u shpreh se do apo jo opozita, flamuri shqiptar doni apo jo ju do ngulet në oborrin e BE në Bruksel.
“Nisëm që dëshmon se PS jo vetëm nuk ka lodhje me pushtetin apo vetëkënaqësi, por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit dhe vetëndryshimin e vazhdueshëm që na bën edhe opozitë e vetme serioze e vetvetes.
Ashtu siç nuk u ndal reforma në drejtësi as kjo nuk ndalet. Votojeni pr rezolutën dhe nëse nuk gjeni forcën mos bojkotoni komisionin që do të ngrihet menjëherë pas miratimit. Sa herë ju kam thënë mos bëni këtë apo atë, këtë bëjeni, ju ka dalë siç ju kam thënë. Për një arsye të thjeshtë. Jo sepse jam më i zgjuar se ju, por sepse nuk keni dashur kurrë të mësoni se vendimmarrjen me shikimin deri te hunda, rrugën që duket e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë. Ndaj ne jemi këtu e ju aty. Me mend në kokë! Keni ende shumë për të parë. Ajo që kemi nisur 10 vite më parë të bitiset 5 vite më pas kur flamuri shqiptar doni apo jo ju do ngulet në oborrin e BE në Bruksel”, tha ai.