Rama thirrje demokratëve: Mos u shkoni pas dy hijeve që duan të marrin peng Shqipërinë

Kryeminsitri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” 61 kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në fjalën e tij kryeministri rama tha se sot Shqipëria ka ndryshuar falë qeverisjes socialiste në nivel qendror dhe lokal.

në fjalën e tij ai u bëri thirrje edhe demokratëve që mos e japin më votën e tyre për dy hije që sot janë peng të së shkuarës, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali berisha dhe kreut të PL, Ilir Meta.

Shikoni bashkitë sot, imagjinoni sot sa gjynah të bjerë në dorë të atyre të tjerëve që sot si sheh dot më me sy bota, aq më tepër shqiptararët. Problemi më i madh i këtyre zgjedhjeve me ta, është se ata nuk jnë më as vetëvetja por pengje të së shkuarës, të damkës non-grata, të parave ruse dhe kontove bankare të fshehta që kanë nisur të dalin mbi ujë si ato shishet e anijeve të mbytura që i nxjerrin dallgët në det. Ata ecin akoma me idenë i mbyturi të mbyt. dhe kanë sloganin “Pas nesh le të bëhet qameti”. ata duan të marrin peng sa më shumë bashki, sa më shumë shqipëri, sa më shumë shqiptarë për t’i thënë botës pa negociuar me ta nuk negocion me Shqipërinë, për t’i shpëtuar drejtësisë, për të qendruar me se s’bën në lojë. Unë sot nuk kama snjë këshillë më të mrië për t’iu dhënë njerëzve të zakonshëm që ndihen të lidhur me emrin demokratë se sa t’iu them mos e lidhni fatin e qyteteve tuaja me dy hije të së kaluara që nxitojnë tu ndajnë nga zhvillimi urban dhe rural, që duan tu hedhin në mish pë top me mullinjtë e erës. ua them këtë demokratëve në të gjithë shqipërinë, por sidomos demokratëve në Shkodrë dhe në disa zona të tjera”, u shpreh Rama.

Më tej rama theksoi se kandidatët e PS nuk janë të rënë nga qielli, por nuk kanë të krahasuar me ta që kanë përballë.

Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli, por ama asnjëri nuk është mendërisht i lënduar sa ata që japin emrin e karrierës së tyre në dispozicion të dy hijeve që turpërojnë Shqipërinë. Ne kemi ardhur në kohën kur punët tonë po flasin më shumë se sa fjalët. Në një fushatë zgjedhore nuk ka mundësi të mos flasësh fare për ata që ke përballë, por ju lutem me sa më shumë karar. Njerëzit presin prej nesh shumë më shumë seç mund të presin prej atyre që ne kemi përballë. Ata janë kufoma të një të shkuare që nuk bëhet më e ardhme”, deklaroi Rama.

/AlbEu.com/


Shtuar 11.04.2023 18:21