Rama tallet me kontrollorët: Dhe unë kam stres, të dal e të kërkoj rritje rroge?

Kontrollorët në Rinas deklaruan se kërkuan paaftësi në punë për shkak të stresit dhe kërkuan një përiudhë rikuperimi si dhe rritje në rrogë.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama I cili me ironi tha se dhe ai ka stres dhe do kërkojë rritje rroge shqiptarëve.

Deklarata e Ramës:

Po pse unë nuk kam stres, po cfarë? Do të dal të ankohem më rrisni rrogën? Nuk kemi bërë asnjë rritje rroge për qeverinë që kur kam ardhur.

Ka një arsye kjo, plus kësaj, në periudhën e parë përgjysmuam rrogat e deputetëve kur ishim në ato kushtet e vështira. Po pse stres nuk kanë ata që rrinë atje në dogana dhe pika kufitare, apo në shërbime pa fund?

Po këta janë në kullë, çfarë stresi kanë, stresi është i barabartë me atë që kanë marrë përsipër, është i mitiguar me një rrogë shumë të madhe. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 21:42