Rama takon rektorët për mbarëvajtjen e arsimit të lartë (FOTO LAJM)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se të gjithë duhet të hedhim një hap para për t’a çuar cilësinë e arsimit në vend në një tjetër nivel.

Rama nënvizoi gjithashtu për një bashkëveprim të ngushtë mes Bordit të Ri të Akreditimit të Universiteteve, rektorëve dhe qeverisë shqiptare.

Komentet Rama i bëri përmes një postimi në Instagram.

Postimi i Ramës:

Një start premtues i bashkëveprimit mes Bordit të Ri të Akreditimit të Universiteteve, Rektorëve të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, për të garantuar hapin e madh përpara që duhet të hedhim të gjithë së bashku, në funksion të rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Shtuar 12.09.2021 22:48