Kryeministri Edi Rama ka takuar në Paris presidentin Nicolas Sarkozy.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, teksa ka ndarë foto nga shtëpia e Sarkozy. Kryeministri bën me dije se ky takim vjen si një këshillim për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit drejt integrimit europian.
“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan Rama.