Kryeministri Edi Rama, ka takuar në Athinë homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare thotë se me kreun e qeverisë greke i lidh një miqësi e posaçme.
Rama e përshkruan rrugën mes dy vendeve të vështirë, por që ka pasur komunikime dhe respekt “pa darashka”, siç thotë ai.
Të lidhura
None found
Kryeministri thekson se po punojnë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Rama.
