Rama takon ministren spanjolle: Do të sjellim universitetet e huaja publike në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministen e Arsimit Evis Kushi në kuadër të vizitës në Spanjë, kanë takuar ministren spanjolle të Universiteteve Manuel Castells Oliván.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se po takohen me ministren spanjolle, për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri.

“Madrid, Spanjë – Në Ministrinë e Universiteteve me Ministrin Manuel Castells Oliván, në vijim të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama./albeu.com


Shtuar 4.10.2021 17:53