Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratislavë.
Gjatë qendrimit në Sllovaki, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Ka qenë kryeministri rama i cili ka bërë publik takimin e tij me Macron përmes rrjeteve sociale.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se gjatë takimit me Macron ka diskutuar për situatën në Ukrainë si dhe marrdhëniet BE-Ballkani Perëndimor.
Postimi i Ramës:
?Bratislavë, Sllovaki – Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri ?????