Rama takon Erdoganin në New York: Me Presidentin e Republikës së Turqisë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi i tij me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në këto imazhe, të publikuara nga Rama në rrjetet sociale, shihen dy liderët duke biseduar në një atmosferë miqësore, së bashku me delegacionet përkatëse të Shqipërisë dhe Turqisë.

Takimi vjen pas fjalimit të Ramës në Asamble, ku ai trajtoi tema të rëndësishme si paqja globale dhe toleranca fetare, përfshirë edhe propozimin për krijimin e një shteti sovran bektashi në Shqipëri, të ngjashëm me modelin e Vatikanit. Ky takim është parë si një tjetër sinjal i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, të cilat vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet strategjike në nivele të ndryshme.


Shtuar 22.09.2024 23:26

Tags: ,