Rama takim “surprizë” me Hasijen në Austri: Jam shumë shumë e lumtur që takova kryetarin (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Wachau të Austrisë ku ka pasur një takim me kancelarin autriak.

Pas takimit me kancelarin, Ramën e ka surprizuar një grua nga Maqedonia e Veriut që e ka përshëndetur shqip.

Më pas ai ka takuar, ku edhe ka bërë një video-selfie, ndërsa gruaja e quajtur Hasije shprehet se është shumë shumë e lumtur që e ka takuar kryeminsitrin Rama.

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari a je nga Shqipëria apo Kosova, tha jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë e lumtur që takova kryetaren, hera e parë në jetën time në 58 vite që e takoj dhe jam shumë krenar që jam e vetmja shqiptare në Austri që jam takuar me kryetarin

Edi Rama: Ka shqiptarë të tjerë që më kanë takuar

Hasija: Jo, unë jam

Edi Rama: Po nga këto të Maqedonisë së Veriut, ti je më ylli nga të gjithë Hasije. /albeu.com