Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me pensionistët në Tiranë. Kreu i shtetit u shpreh se më parë ekonomia nuk i jepte mundësinë qeverisë të rriste pensionet.
Sipas tij, me rritjen e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, tani është bërë e mundur rritja e pensioneve, të cilat do rriten çdo janar.
Të lidhura
None found
Më tej, bëri dhe batuta me ta duke thënë se e njohin politikën më mirë se 90% të deputetëve dhe prandaj votojnë në shumicë dërrmuese Partisë Socialiste.
Rama: Për pensionet jemi në një fazë tjetër. E kemi patur problem faktin që nuk i rrisnim dot pensionet. Filluan të rriten pagat dhe të vihen në vijë investimet, përsëri te pensionet e kishim të pamundur. Ndesheshim me këtë stres nga ana e pensionistëve që realisht e kanë më të vështirë se të tjerët. E vetmja gjë që kemi bërë ka qenë indeksimi i pensioneve. Por nuk është rritje. Ajo që ju kam thënë dhe kam përsëritur, e vërteta na pengonte të shkonim te pensionet se ekonomia nuk na mbështeste një plan real rritje. Më në fund siç kishim parashikuar erdhi momenti që ekonomia na krijoi këtë mundësi. Tani nga janari merrni pensione më të larta. Çdo janar pensioni do rritet. Janarin e ardhshëm do jetë dyfishi, janari 2028 trefishi, 2029 4 fishi dhe 2030 5 fishi. Për të arritur te ajo shumë për të arritur objektivat që kemi shpallur me ju.
Ne ndërkohë kemi diskutuar për të tjera ndryshime në skemën e pensioneve. Duke filluar të krijojmë një hapësirë tjetër për ata që duan të kursejnë më shumë për të patur pension më të lartë. Do rishikojmë skemën për pensionistët e vetëpunësuar dhe ata që vazhdojnë të punojnë. Shkojnë në favor të pensionistëve. Kemi diskutuar mbështetjen për invalidët. Kanë të kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, nuk mund të lihet prapa atij ka aftësinë. Thelbi i këtyre që po them është ekonomia. Ndryshimi domethënës i ekonomisë. I kemi mundësitë. Lajm i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e prodhimit të përgjithshëm. Jemi në kushtet edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon të adresojmë shumë çështje.
Ju politikën e dini më të mirë se të tjerët prandaj në shumicë votoni këtë shumicë qeverisëse të vazhdojë punën. E njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve.
