Rama “sulmon” demokratët e Krujës: Luftojnë akoma komunizmin që ka vdekur

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale është ndalur në Fushë-Krujë, ku ka ironizuar qytetarët krutanë që kanë bindje të djathta.

Rama tha se i ka fiksim kur thonë se janë të djathë se i ngjan sikur thonë ‘djathë’, ndërsa shton se kanë ngelur akoma te ‘poshtë komunizmi’, ndërkohë që ky ka 30 vite që ka vdekur.

Rama: “Kruja është aty sot më e mirë se dje. Se e kam fiksim me ata të djathtët që thonë jemi të djathtë, të djathtë, të djathtë dhe nuk kuptohet nëse është djath opa djathtë. Të djathtë, të djathtë!

Ne jemi të djathtë. Ç’a të djathtë? Ku ishin këta të djathtët kur unë me Artur Bushin pastronimi

plehrat e djathta që këta kishin lënë në të dyja anët e rrugës. Vazhdojnë të luftoijnë komunizmin që ka vdekur përpara 320-vjetesh.

Po ujin për 100 vite se mazalle se vinte. Ata të djathtët thoshin se nuk e çojmë dot ujin në Krujë se nuk e hudhim dot deri atje. Po gjithë tyransformimi i asaj që është pjesë më e çmuar e trashëgimisë sonë që është kalaja e Krujës.

Po investimi në portin e durrësit, që ëshë porta ku hyet për në Shqipëri por është porta për të hyrë në Krujë pasi kush vjen në Durrës dhe nuk shkon në Krujë. Kjo do të nxisë agroturizmin.

Këto nuk janë përralla këto janë pjesë e programit tonë. Kur ne ja dolëm me tërmetin dhe ja dolëm me virusin, kur ja dolëm ta ngjisim Shqipërinë në majën e vaksinimit botëror, si mundemi ne mos ta ngjisim Shqipërinë në majën ku meriton të jetë.”


Shtuar 21.04.2021 11:14