Rama shtyu gazetaren para kamerave, Manastirliu krah socialistes promovon mosmbajtjen e maskës

Cdo ditë Policia e Shtetit vendos me qindra gjoba qytetarëve për mosmbajtjen e maskës si masë anti covid.

Por si duket kjo masë aq e komentuar nuk respektohet as vetë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiakia socialiste në Roskovec.

Vetë ministrja ka hedhur në rrjetet e saj sociale, një foto të saj në krah të kryebashkiakes socialiste në Roskovec.

Sic mund t’a shihni në fotot e bashkëngjitura lajmit, kryebashkiakja Majlida Bufi nuk ka maskë dhe “heshtja” nga ana e ministres duket sikur po e aprovon këtë shkelje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ogerta Manastirliu (@manastirliu.ogerta)

Rikujtojmë se vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama shtyu një gazetare terreni dhe e largoi në sy të kamerave pasi nga shpejtësia kishte harruar maskën dhe po mbrohej me një shall.

Shtuar 3.04.2021 01:04