Rama: Shqiptarët ta kuptojnë se s’kemi qënë ndonjëherë më mirë se sot!

Kryeministri Edi Rama, është shprehur i kënaqur për nënshkrimin e 3 marrëveshjeve sot mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlinit.

Rama ka theksuar se shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk kanë qenë ndonjëherë më mirë se sot.

Edi Rama: Kur bëhet fjalë për zgjerimin jam njeriu më i keq që mund të pyesni, por në këtë rast dua të them se pavarësisht sesi do të shkojë zgjerimi jemi në një nivel të ndryshëm bashkëpunimi me BE. Kjo e sotmja është një nga shembujt, ka një shteg të vazhdueshëm samitesh mes BE dhe komitetit europian. Puna që na nevijitet për tu bërë anëtar me të drejta të plota përmirëson performancën tonë, e bën vendin dhe shtetin funksional në maksimum, nuk na duhen sconto e nuk na duhen. Procesi i Berlinit e ka dëshmuar veten se është kaq i mirë dhe efikas kur vjen fjala për një hapësirë. Qoftë një hapësirë në BE ose e emërtuar Europë. Duhet që ta shtyjmë përpara për të dhënë përgjigje të përbashkëta që kanë të bëjnë me cilësi të lartë jetese e me radhë. Gjermania e vendet e tjera të pasura do të jenë tërheqëse për vendin tonë dhe nuk mund ta ndryshojnë këtë duke u thënë atyre që të ecin pas. Ndjesia që unë kam është se ka një vullnet shumë të fortë për të ndihmuar.

Kur nënshkruam marrëveshjen ishim 4 shqiptarë e disa të tjerë, tani jemi dy gjermanë dhe 1 shqiptar. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se ne kurrë më parë nuk kemi qënë më mirë se sot, natyrisht që ka më mirë në të ardhmen.

Shtuar 3.11.2022 15:10