Rama shmang Dritan Lelin në Vlorë, shoqërohet nga nënkryetari

Kryeministri Edi Rama ndodhet edhe sot në Vlorë ku po inspekton nga afër punimet që po kryehen atje.

Rama është parë sot në zonën e Skelës dhe ajo që bien në sy është se atë nuk e shoqëron kryebashkiaku Dritan Leli, por nënkryetari Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri.

Kujtojmë se marrëdhëniet e PS dhe Ramës me Lelin u ftohën në mars të këtij viti, kur ky i fundit nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar si deputet në Vlorë.

Gjithashtu Leli kohët e fundit ka pasur përplasje dhe me Këshillin Bashkiak, dhe akoma nuk është realizuar një mbledhje e kërkuar nga këta të fundit. Shkak është bërë mosrënia darkord nga të dyja palët për mënyrën e zhvillimit të mbledhjes jashtë rendit, ku Leli e kërkon online ndërsa këshilltarët duan takim fizik./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 20:19