Rama shfaqet në kafe me ambasadorin e Shqipërisë në OKB: Po i japim dorën e fundit!

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një fotografi në facebook me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Fotografia është shkrepur në prag të fjalimit për marrjen e kryesimit në Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria.

“Latimet e fundit të teksteve përpara kryesimit për herë të parë në histori të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Shqipëria”, shkruan Rama në mbishkrimin e fotos./albeu.com/